Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Do i këpus zingjirët…!

Prena Prendi-Do i këpus zingjirët…!

Do i këpus zingjirët…!

Ndër mendime e ide
Njëmijë ëndrra thur
Krahët e zogut të vë,
të shkoj ku kam fole…,
e kurbetit t’i vë urë.


T’i vë urën e lidhjes
Me fëmijët e mij
S’do i harroj kurrë vitet
Që më ndau me gjini.


Të këpus ,litarët e pengesës
Të marr frymë e lirë
Jo veç fjalë t’i thur shpresës
Kurbetit t’i them lamtumirë.


Vitet e bukura mi more,
Më ndave me miqësi…
Mundim …,e shpirtin ma nxore
Më rrejti pasuri…!


O sa dashuri ,kam atje…
Në tokën e shqiponjave
Të mbushem me frymëmarrje
Shtëpisë tonë t’i gëzohna.

Hallkat e zingjirit të ndarjes
Me dhëmbë do i ha
T’i kthej buzëqeshjen vehtes
Që kurbeti e ka ngri paksa…!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT