Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-FUNDI I NJË DASHURIE TË PAMERITUAR

Eli Zeneli-FUNDI I NJË DASHURIE TË PAMERITUAR

FUNDI I NJË DASHURIE TË PAMERITUAR

Ashtu siç dielli lëshon rrezet e tija, për t’na thënë se erdhi një ditë e re,
Ashtu erdhe ti me shikimin tënd dhe fjalët tua duke u bërë pjesë e zemrës sime.
Je kopshti i lumturisë sime, më thoje, i mbushur me trëndafila, që më dehin me aromën e tyre dhe më freskojnë me pika vese….
Njërin e dua me shumë, po, po se me sytë e tu të shkruar ngjan.
Kujdesem për të dimër e verë…
Je Euridikë e zemrës time, më the,
Dua të bërtas me të madhe për ty Euridikë,
Sa ta dëgjojë toka e qielli,
Se je e vetmja dashuri!
E lumtur dhe e dashuruar me Orfeun,
Do udhëtonin shtigjeve të pashkelura kurrë më parë,
Ndërsa ai do ushqente trëndafilin e ëndrrave të saj, me zjarrin e dashurisë.
Sa shpejt u shuan këto ëndrra,
Pjesë e mashtrimit dhe e gënjeshtrës paska qenë e gjithë kjo dashuri,
Trupi i tij nuk paska gjak të nxehtë,
Por ujë të ftohtë, si ai i alpeve…
Më mirë që ike dhe u zhduke,
I harruar përgjithmonë do mbetesh,
nga kjo botë ku veten mashtrove me gënjeshtra,
Nuk kuptove ç’është dashuria dhe as lumturinë e zemrës tënde nuk arrite ta dalloje…
Do shkruaj për tradhëtinë tënde,
Do shkruaj dhe për lumturinë time,
Ndarja me ty nuk ishte fundi i botës,
Por mbyllja e një dashurie të pamerituar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT