I UROJ SHËRIM TË SHPEJTË NËNOKES TË MIKES TONË!!!
…..” Puthe Nënoken në balle mikja ime, nga Unë, biri i saj…!!!”
….. Ka ditë, që Nënokja e mikes time është sëmurë.
Mosha ka bërë të vetën, por edhe hallet e “dertet” e jetës së saj.
Ka rritur fëmijët me thërrime dhe me dashuri të pakufishme Nënokja juaj mikja ime!!.
Dhe tani ka zënë shtratin dhe lëngon Nënokja e mikes time.
Disa herë në ditë e pyes për Nënoken.
Ja edhe sot e gdhiu tek koka e Nënokes së saj.
Krahas shtëpisë së saj, halleve dhe problemeve të çdo familje, i shërben edhe Nënokes çdo ditë.
Puthe Nënoken tënde në ballë mikja ime!
Është dhe Nënokja ime e mirë, është dhe dashuria ime për Nënoken.
E di se të gjitha Nënoket janë njëlloj.
Të ka rritur në dritë të syrit. Ngrihej që me natë për të mbajtur shtëpinë. Por zëmra e Nënokes është e fortë.
Nuk u ankua asnjëherë, tërë dhëmbjet e shpirtit të saj të vuajtur tani po i reflekton me këto rënkime.
Faljani Nënokes rënkimet, mikja ime, jane rënkimet dhe të Nënokes time.
…..Ahh, nuk ka si Nënokja, mikja ime, gëzoheni sa e keni me frymë të gjallë. Lehtësojani dhëmbjet me praninë tuaj.
Edhe me puthjen time besoj se ja lehtësoj dhëmbjen e shpirtit të saj. Puthe Nënoken tënde, mikja ime edhe për të gjithë, ne bijtë e tyre…..
Pirro Minella Millona
Tiranë, më 1 Gusht 2022.
