.Nuk ka gjumë. Kishte shumë dëshirë të bariste këmbë zbathur bregut të detit. Askush nuk ishte zgjuar përveç yjeve, që ndriçonin lart në qiell dhe Hëna e plotë, që i buzëqeshi si zakonisht.
Ecën shkujdesur me fustanin e holle veror, që ja zbulojnë më bukur hiret e saj.
Pa e kuptuar, e zhytyr në ëndërrime ndjen, që dallga këmbët dhe fustanin i lag ngadalë, dallga u lëpihet kërcinjve të saj.
Bën edhe disa hapa më në thellësi, e shoqëron melodia e dallgëve.
Dhe dallga e eksituar nga hiret e saj lëpihet gjinjve aq të bukur. Heshtje absolute vetëm melodia e dallgëve pëshpërit ëmbël. Fustani është ngjitur, ajo përqafohet me dallgët.
Buzet pak të hapura, të lagura ndjejnë shijen e kripur .
Deti, shpirti i saj dhe shpirti i Atij, që dashuron janë njëlloj.
Deti lëshoi dallgët hireve të saj, si dallgët e të “dashurit” eksituar nga hiret e saj. Dhe Deti vazhdon ti lagë flokët dhe ashtu të rënduar nga uji flokët supeve të saj bien ngadalë.
Dallgët nga buzët trazuan ëmbëlsinë e saj me shijen e kripur të dallgëve të Detit.
Dhe vazhdojnë dallgët të përshkojnë hiret e saj edhe nën fustanin e lagur të ngjitur, sikur të ishin duart e të “dashurit” të saj.
Shtrihet ashtu, lëshohet e tëra pa turp pa ndjerë vështrimet ziliqare të Yjeve dhe Hënës dhe me dallgët hiret e saj bëjnë dashuri.
Po si ajo, dashuri dikur një nate dhe që vazhdoi edhe vite me rradhë, ashtu si deti ishte i dashuri i saj, i fuqishëm, i ëmbël..
Deti, dallgët dhe Ai ishin bërë një.
…..Çfarë i bëre Detit, mike, që rënkon aq thellë megjithëse nuk ka gojë.
I vure zjarrin, e përvëlove me pasionin dhe epshin tënd.
Dëgjoje si rënkon, se i dhëmb shpirti Detit të gjorë.
E zaptove Detin mike, dallgët e tij, që përshkojnë hiret e tua, të binden vetëm Ty.
Deti përqafuar me Ty u bë vullkan, rënkon thellë e le pa gojë.
Dhe Deti tërhiqet, ulet në gjunjë pasioni yt mike dallgët e Detit i treti….
