Kohët
Kohët po djegin vetvetet
diejt po përgjaken
kullat s’pipëtijnë
heshtjet kanë nxjerrë gjuhë
Gjaku po u prishet enëve
të mbuluara trashë
ditëve të ftohta
luftrave që bërtasin dhembje
Të barabartat
s’janë më njëjtë
kahet nga s’po shkojnë
Të kundërtat
më s’po shtyhen
e as nuk po tërhiqen
dimensionet po përplasen
Kohët janë memece
po flasin me gishta
vetëm për të shurdhër
veshprerë
veshësh
Oxhakët po flaken
po nxijnë
bitum endacakësh
tek vejnë e vijnë
tek grisin vetvetet
Përthinjur
tek presin
asgjësë t’ju falen
Metri si nxe më
të mirët
kafka ka
në tregun e vdekjes
Kohët po shtrydhen
centrifugash
të pafesh
e po tirren rrugëve
nga barbarë pa çati
Kohë po qajnë
rrugësh që gumëzhijnë
lypsarësh
të terur në diell
Kohët po shterpojnë
e po pjellin frikë
