Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-KOSOVË

Shepresa Zurnaci-KOSOVË

KOSOVË

E mundimshme e gjatë rruga e jote drejtë dritës.
Breza të tërë ranë e flijuan për ty e madhërishme.
Por, kurrë stë thyen furtunat rrugës tënde.
Pritës mbete përherë shkëmb graniti, kush s’mundi të të thyej.

I mundimshëm i gjatë ky udhëtim deri tek liria
Përplot dhimbje, plagë, shkrumb e hi
Por kurrë stë mposhtën ̈
deri tek pavarësia erdhe ti.

Ti, mbete fortesë që kush nuk mundi të të thyejnë
Sot brezat e së ardhmes qëndresën tënde e gëzojnë
dhe ditëve të bardha se bashku me ty i jetojnë.
Rriten të lirë dhe të ardhmen e ndërtojnë .
Kosovë, moj trimneshë sa krenohemi me Ty.
Sepse gjaku yt vlon në damarët e mi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT