Grua!
Gjithë ari i botës
s’ka vlerë pa praninë e saj
Gjithçka ngjan e shkretë
si një shtëpi e vetmuar pa zota.
Forma e çmuar e pranisë së saj
është gjithçka
Dashuria që buron nga lëvizje e gjest i saj
Revolucionet e ardhshëm fillimi,
mbarimi dhe ringjallja.
Të gjithë këngët e shkruara
kanë gdhendur qënien dhe vazhdojnë përsëri.
Piktorët e mëdhenj
Rafaeli , Mikelanxhelo, Klim
ja kanë qëndisur buzëqeshjen.
Para saj penelet lëvizin vetë
dhe simfonitë i kanë notat prej kuarci
Grua ,nënë ,vajzë ,motër
Emër që i përbuz vogëlimat
Ti ke fuqinë ti ngresh në piedestal
bukuritë e ta
përbuzësh te shëmtuarën.
Mbas saj vijnë pranverat
dhe verat
Vjeshta bëhet me e kuqerremtë
frutat, janë kaq të ëmbël.
Mjafton ta duash dhe mrekullite
Bëhen të prekshme
Trokitja në portat e përjetësisë
bëhet e prekshme.!
