Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira-RRUGA E DASHURISË SONË

Eli Elvira-RRUGA E DASHURISË SONË

RRUGA E DASHURISË SONË

Në rrugët e zbrazura po eci e vetme,
Erën e dashurisë e ndjej si ditën e parë kur u takuam,
As dimri me shiun as erërat e forta as vera e nxehtë
Gjurmët tona nuk i shuan
Gjithçka ka mbetur e freskët si dikur.


Sonte aroma e jote më tërhoqi vëmendjen,
Ishte lajmërim për dashurinë që nuk vdes kurrë,
se n´atë zemër ku je ti, jam edhe unë.


Ngushtica ku ma rrëmbeve puthjen, qenka ruajtë,
Oh, sa të dashuruar atë ngushticë e kanë kaluar
me puthjet të zjarrta si Ne dikur


Ky kujtim më ktheu n´atë rrugën time të gjatë
Që s´dua të mbaroj kurrë,
Kur më the, je poete e vargut të dashurisë,
Në fakt më the; je dashuria e vargut që e dua shumë….


Sonte të ndjej në çdo qelizë të trupit,
në buzëqeshjen time ti rri aty,
sapo i mbyll sytë ti vjen në ëndrrat e mia,
në zemrën time që rreh për ty e për mua…


Po, ti ecë nëpër rrugët e mia të gjata
Bashkë me hapat e mi të jetës, Ti je me Mua…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT