Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritHeshtje-Valbona Kolaveri

Heshtje-Valbona Kolaveri

Heshtje

Ne heshtjen e purpurt
endacake
endem nē gjithësinë time
të gjelbërt
me yje të kuq
në formë zemre

Rrekem ti prek
me gishtërinj gjethesh
tek fëshfërijnë
drithërima lotësh
që rrëshqasin në damarë gjaku
në ndërgjegjje nate
ku zhurmat flenë
bashkē me ditën
për të mos e zgjuar shpirtin
nga sfilitja e gjate e fjalëve
qē s’kanë më zë

Po oshëtijnë veshësh
të psherëtijnë ndjenja
që harlisin dhembje
e që kërkojnë
pak myshqe buzëqeshjesh

E të mos ngërdheshen
si kërpurdhat
pas një shiu te gjatë mllefesh

Dhe të flerë
jo në barin e paprerë të urrejtjes

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT