Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes vazhdon të kërkojë ekip për yllin portugez.
Sipas raportimeve të ‘The Independent’, Mendes ka kontaktuar sërish me Chelsean përpara afatit të transferimit të verës,
Sulmuesi i Manchester United iu ofrua Bluve më herët në këtë afat kalimtar, por Thomas Tuchel nuk ishte i interesuar për një marrëveshje.
Mendes po heton nëse qëndrimi i Chelseat mund të ketë ndryshuar, ndërsa ai vazhdon të përpiqet të sigurojë një lëvizje në një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve për Ronaldon.
Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë me yllin portugez, pak ditë para mbylljes së merkatos
