BallinaVitrina e libritUrim Mezini-KËNGA E ZOGJVE

Urim Mezini-KËNGA E ZOGJVE

Stuhia, si me magji, e zbehu shpejtësinë,
duke u kthyer në një puhizë fare të lehtë.
Aroma e luleve, përzier ëmbël me freskinë,
edhe zogjtë nxituan të dalin nga foletë.

Qielli pas kësaj u pastrua, s’i ngeli asnjë re,
veç ca zogj, në qejfin e tyre, harlisur fluturojnë.
Duket sikur diçka kërkojnë nga ne,
mbase këngën e tyre t’nisin të këndojnë.

Kënga e tyre magjepsëse, askund pa stonuar,
puhizën dhe aromën e luleve kishte si melodi.
Doja me zemër që kjo të mos kish të mbaruar,
që shpirti im të thithte gjithçka në qetësi.

E bukur kënga e tyre, tamam si një magji,
si kor asamblesh, por pa dirigjent.
Nuk e di pse s’doja të mbaronte ajo melodi,
të joshte, të dehte dhe t’i merrte mendtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT