BallinaVitrina e libritShpresa Fundo Gjergji-Ti më ishe Monalizë

Shpresa Fundo Gjergji-Ti më ishe Monalizë

Kur dashuroheshim si të marrë,
Ti puthja me zjarr sy e faqe,
Hënëz e bardhë, margaritar,
Aromë lule manushaqe.

Aromë lule manushaqe,
S’e them dot sa shumë të desha,
A t’kujtohen ato vite
Nisi sapo hyri vjeshta.

Në puthje përhumbur të dy,
Ishte ditë vjeshte shtatori
E mbaj mend porsi tani,
Atë mëngjes kur agoi.

Se asnjë çast s’mund ta harroj,
Asnjë çast nuk më ka humbur,
Puthjet hëna i bekoi,
Ishe flutura ime e bukur!

Si një flutur ngjyrë argjendi
Shndrisje fort në gjoksin tim,
Pak e trembur, pak e ndrojtur,
E përlotur, e marrosur.

Porsi film bardh e zi,
Krejt i çmuar ai kujtim!
Nuk e di në e mban mend,
Ngrohur përmbi gjoksin tim.

Ti për mua Monalizë,
Më e çmuar se çdo tjetër,
Ti e çmendur marrëzisë,
Unë akoma më i verbër!

Në k’të botë që na përhumbi,
E jetuam mallin tonë,
E jetuam më së shumti,
Çdo minutë e çdo sekondë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT