Pak nga pakëz
S’qe asgjë, zjarri rrufeja
Përpara buzëve të sajë
Digjesha sa thoshte eja
“Himalajeve në majë”
Tek afrohesha zenitit
Buzëve qershi qershori
Si kristali i stalaktitit
Si të mos shkrija i gjori…!?
Ajo qe prushi i flakës
Diamante kishte sytë
Më çmendi pak nga pakëz
Sa herë që i prekja gjitë…
Flaka si letër cigare
I dridhej buzëve të mishta
Pasthirrmat lëvizin varre
Kur u puthja këmbëve, gishta.
S’qe asgjë afshi oxhakut
Përpara epshit të sajë
Qe vullkan përbrenda gjakut
Syve , det i qetë…vaj…
