QIELLIT VJESHTAK
Era shpërndante mjegullat,
relivit të shpirtit,
ngjyra dashurie,
një rrëke e shiut,
vijëzonte nota ledhatuese,
çarçafit vjeshtak,
riga shiu
pikturojnë ëndrrat e pritjes.
Pasqyrës së qiellit
një gotë e qelqtë,
mbështjellur në tjetër dimension,
hijëzonte retë e së kaluarës,
ku stinët ngatërroheshin,
mbi lule,
shpaloseshin ngjyrat,
vesa ende freskonte,
aromën e kaluar,
mbi mjegull,rrezet vizatojnë
buzëqeshjën e etur,
në gotë avujt
zbulonin lotin e tretur.