-SHPRESË
A e ndien?
Era flet me lulet
Hapini sytë! – u thotë.
A e kupton guhën e tyre?
Vesa flet me barin,
Tinëzisht i rëndon në limfë,
A e sheh?
Ylberi pērkulet drejt kodrës
E mburret shtatëngjyrëshi
Për shpinën harkore,
Unë qendroj e zhytyr në mendimet e mia.
Zhytur brenda shpirtit të ylberit…
Jetoj në të blertën e tij
Për të pasur shpresë.
