Fëmia pyet për çdo ditë
Pyetje shumë e rëndë ,
fëmia me të thënë,
çdo mëngjes e mbrëmje ,
A kam shkollë moj nënë?
U bë gati nji muaj ,
dëgjoj të njëjtën pyetje,
A kam nesër shkoll ,
nënë mësuesen pyete.
As vet nuk po di ,
fëmis si ti përgjigjem.
Ku qëndron thot halli,
që shkolla po mbyllet.
Sdi si me të thënë,
moj e dashur bijë .
Kudo interesi ,
thell në shpirt ka hy.
Populli ynë i dashur,
ka kalu shumë përvoja.
Dikur patëm Serbin,
tash vet po bëjmë lojra.
Po më thuaj nënë,
Pse dije s’duan t’na japin?
Për kët vend të shtrenjt,
m’ke thënë është derdh gjaku.
Gjithçka ke degjuar ,
është shumë e vërtet.
Si ndaloj shkollat pushtuesi,
por po i mbyllim vet.
Gjuhën tonë e ruajtëm,
me shumë sakrifica.
Sot që ta humbasim,
spritëm që vjen dita .
Çfaj kanë këta fëmijë,
pa dije që po mbesim.
Të na hapen shkollat duam,
gati një muaj po presim.
PUNOI:Arze Hasanaj