Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--VIJ ME ËNDRRËN E MALLIT-

Enertin Dheskali–VIJ ME ËNDRRËN E MALLIT-

-VIJ ME ËNDRRËN E MALLIT-

Vij tek ty, me ëndrrën e mallit,
Që më shtrydh mbi qerpikë ndjenja të lagura,
Me dëshira të çmendura e me etjen e një jete,
Ne pritje për ty,


Për vështrimin tënd përmbi shpirt,
Për zërin e ngrohtë dhe përkujdesjen tënde
Të fshehur në çdo hap e në çdo fjalë
Për buzën tënde të nxehtë
Qe flakën i vë kohës dhe djeg largësitë…


Vij tek ty me flatrat e hënës që lundron nëpër natë,
Dhe ulem mbi gjoksin tënd
Teksa zemra jote numëron me rrahjet e saj,
Puthjet e mia, dëshirat e marrosura…


Ti se kupton,
Se zemra jote, është varri im dhe hiri i ringjalljes
Që si feniks, gjen tek ty, mbi dhimbjet e jetës,,
Dëshirën e ëmbël për të jetuar


Dhe folenë e prehjes për të vdekur…
Ti je klithma e zemrës,
Që gjen vetveten, tek vështrimi yt,
Pasi shekujt e dhimbjes ka kapluar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT