Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritElham Pasha-E shikon ku shikoj unê

Elham Pasha-E shikon ku shikoj unê

E shikon ku shikoj unê

E shikon,nuk lêvis nga syri i qiellit
dhe kur zogjt mê cicrojnê mbi faqe ?
Jam krêhri i pyllit ,ku hollohen brirêt e drerit…
E shikon,nê parale e nê paqe ?

E shikon,s’mê pêlqejnê meridianet me zigzake,
ndonse drejtojmê e tresim pikat e shiut?
Pikpyetjet humbasin kokat ,
nê muzgjet pas darke
e unê,me gisht ,ngjyros kryqet e njeriut.

E shikon,paralelet, nuk m’i fshin as kufiri
se jam gjysêm drejdêza, e me ty bêhem,dy .
Ti je nê rrugên tênde ,venus pa shitsa blerimi.
E shikon,dy parale ndezur , nê zjarr e sy?

E shikon? Sfondet kanê dhe kryqe,
nê rrugê,mbi e nên rrugê, mbushur me driza.
Po shkele mbi shami ,
meridianet bêhen me huqe…
E shikon?Po mbylla sytê,
paralelet i mjergullon kriza.

Kryqet s’do n’a digjen:
tê mbrojmê drejt paralelet !
Friken e kam kur martohen me meridianet
se ,n’ kêt’ glob jetojmê e n’a qethin si delet…
E shikon,sa e thellê n’a qênka puthja ,pa sazet?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT