Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-PORTA

Shefik Arifi-PORTA

PORTA

Sa herë miqtë vinin nga udha,
Se kishte jeta, të keqe e të mirë.
Dhe i ftonte babai të hynin te kulla,
Mirëserdhët! – u thoshte e çelej në fytyrë.


Sa herë te porta, te ajo portë e thjeshtë,
Që e ndërtoi një usta me nam.
Mblidheshim me shokët, në verë e në vjeshtë,
Nga mëndja s’më ikin, në mëndje i kam.


Postierët kur vinin me letër në dorë,
Sa herë që lajme të mira na binin.
Le të ishte natë e veshur me borë,
Le të ishte ditë dhe erërat të frynin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT