DASHURI QIELLORE…!!!
Një diell i lutet hënës .
Ma shkruaj një poezi.
Ty të krijova n’errësir të natës.
Asnjë fjalë nuk mora nga ti…!!!
Hënza pak sa lazdrohet.
Ajo fort nuk don t’ia dijë.
Por dielli lehtë nuk dorëzohet.
Në damarët gulçonte gjaku ,,Dashuri”…!!!
Dielli i thot rrezja ime përse.?
Mi torturon shpirt e zemer.?
Hënëz e ndritur të lutem mos më le.
Kësaj ndjenje vëri një emër …!!!
Dialog i bukur mes dy banorve qiellor.
Muza i ndegjoi dhe qeshi me të dy.
Mori një laps shkruajti për Tokësor.
Shiko ç’do të thot të biesh në dashuri …!!!