Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-" Merri bija ime këta "kontraceptivë", nuk mund të të...

Pirro Minella Millona-” Merri bija ime këta “kontraceptivë”, nuk mund të të ruaj nga përdhunimi i “barbarëve”, por të paktën të mos ngelesh shtatzënë, të mbartësh në qënjen tënde “pjellën” e tyre të djallit…!!”

Merri bija ime këta “kontraceptivë”, nuk mund të të ruaj nga përdhunimi i “barbarëve”, por të paktën të mos ngelesh shtatzënë, të mbartësh në qënjen tënde “pjellën” e tyre të djallit…!!”

….Në kamerë bija ime e dashur “Taramelja” nga Londra e ftohtë. Përshëndetjet e rastit, urimet tona për punën provizore të filluar dhe pastaj…..

“Bushi im, dje me shoqen nga Ukraina, folëm për shumë kohë në kamerë.

Bushi im, të kam treguar peripecitë e shoqes time para disa muajve për të dalë nga “dara e rrethimit të barbarëve rusë.

Besoj nuk e ke harruar çfarë të kam thënë:

Mamaja e shoqes time kur e përcolli të bijën e vetme moshatare me mua fshehura zi nga Babi i saj i dha edhe kontraceptivë:

“Merri bija ime ti kesh me vehte. Piji, nuk të shpëtoj dot nga perdhunimi i “barbarëve”, por të paktën të mos mbetesh shtatzënë dhe të lindë në qënjen tënde një “këlysh djalli ” i tyre.

I dridhej mjekra “Tarameles” time, kafshova fort buzën time sa e bëra gjak, por nuk ndjeva dhimbje.

Ku jemi , ku shkojmë në këtë shekull të mjergullt.

Nëna, qe e ka mbajtur në bark atë fëmijë çfarë mësimi i jep.

“Kuje” e plotë, lotë dhe vetëm psherëtima.

Ishe Ti, bijë që e bëre Nënë.

Ishe Ti, që e ndalove në gjurmët e saj dhe me lindjen tënde shtrove gjurmë të reja.

Ishe Ti, që e ule nga rrënojat e Nënës dhe më pas e ndërtove përsëri më të fortë.

Ishe Ti, që i dhe kaq shumë arsye, në trupin e saj, për të dashur atë që i dhurove Nënës, për ta bërë atë të ndihet rehat në lëkurën e veshur tani..

Ishe Ti, që netët e para kaluan duke ja lënë rradhen javëve, e viteve në ditë.

Ishe Ti, që e mbushe me një lloj mirënjohjeje që nuk e kishte njohur kurrë, secila frymë që merrte mbushnin mushkëritë e saj, secili hap që bënte Nëna ishte rrugëtimi juaj i përbashkët.

Ishe Ti që e prezantove, me një lloj tjetër dashurie, dhimbje zëmre, dhe me dashuri prindërore.

Ishe Ti, që i dhe një lloj besimi që kurrë nuk e dinte se e kishte brenda, një pëshpëritje e kthyer rënkim, një durim i ushtruar, një brengë që do të jetojë në zemrën e Nënës përgjithmonë.

Ishe Ti, që zbulove, gjërat që ishin larguan, të cilat nuk u varrosën më, sepse ishe Ti, që i ri gjallërove.

Ishe Ti, që i tregove Nënës një pamje tjetër të botës, vendimet, kujtimet, ëndrrat, janë të gjitha të lidhura me Ty.

Ik,…. bija ime, gjej vetveten tënde, por Nëna gjithmonë do të kujtoj në qetësinë e ditëve të javës, ku Ti me doçkat e tua i falje dashurinë aq fëminore.

Ky eshtë Kapitulli juaj Nënë-Bijë.

Se ishe Ti, që e bëre Nënë….

…Këtu mora frymë thellë, u lumturova për atë bije ukrainase, qe sot është e qetë në Belgjikë, por sa Nëna të tjera vuajnë për bijtë e tyre për ti shpëtuar nga kjo Botë mjerane….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT