Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-VDEKJA E POETIT

Sylejman Salihu-VDEKJA E POETIT

VDEKJA E POETIT

Ishte një poet, shkruante poezi,
Çmendurisht poeti kish’ rënë n’ dashuri.


Por kot ish’ harlisur, se e dashura e tij,
S’ e donte poetin as për sytë e zi.


Ç’ mund të bënte tash poeti i shkretë,
Po i numronte së fundi dhe ca orë në jetë.


Dhe u mbyll një ditë ai vetë në qeli,
Shkroi dhe nja dy vargje me gjakun e tij.


Më në fund, tha vdekja, do të vij këtu,
Do të jetë e bukur, sikur sytë e tu.


Ai iku nga jeta veç për sytë e saj,
Ajo për shtatë qejfe, me tjetrin n’ saraj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT