MUZA IME
Sikur gjeta udhën magjike
Në vitet e ikura
Kujtimet e mia prore
Si zogjtë shtegtarë ishin degdisur
Udhëve të harruara
Sot me muzë
Gëzueshëm çaj errësirën
Si hëna mbi retë e bardha
Ndjehem e lumtur
Si princeshë
Dhe vitet ikën në kalendar
E Muza ime
Më mban gjallë.
