Filozofi vjeshte…
I fundit kalimtar
i vjeshtës,
Mbi gjethen e rrëzuar
në buzëmbrëmjen e hidhët
nën një qiell të largët
me yje të pashpresë
në parkun ku drurët
treteshin ngadalë
në mjegulla mendimesh
e lulet e thërmuara petalesh
vallëzonin me këmbë
të gjakosura nga këpucët e rënda,
Shoi cigaren e fundit
të ditës…
Ç’ tju them më tej?!
Errësirë u bë përqark…
