Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TETORI I VRUGËT I DATËS 8

Valbona Kolaveri-TETORI I VRUGËT I DATËS 8

TETORI I VRUGËT

I DATËS 8

Të gjitha zjarret
i dogja


Me të kuq i lyeva
qiejt e shpirtit flakë


Tetorit të vrugēt
datës 8 nē kalendar


Që lagte muret e zemrës
me piklima dashurie


të ngjizura
me heshtjen e syve


Që rrotullonin epshe
mbarë e mbrapshtë


Në shikime rrufeshë
që shkreptinin gacë


E thërmoheshin ngadalē
viteve


Ku hiri i mbetur me kujtime
të kthehet në bumerang


Me shaminë e lotēve
hedhur lumit
këmbyer nusesh


Fatesh të vulosura
qiejsh
që nuk flenë
aspak

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT