Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritSyhejl Havolli-VASHË PËR BUKURINË TËNDE

Syhejl Havolli-VASHË PËR BUKURINË TËNDE

VASHË PËR BUKURINË TËNDE

Në brigje të largëta kujtimi
Më shpie ndjenja për bukurinë tënde


Kur ta kujtoj flokun e zi
gjiun e ngritur
Në maje gishtash eci
të mos zgjohem nga ëndrra


Edhe në rudina të shkelura
Edhe tek aromë e barit të kositur
Lulet që ta imitojnë buzëqeshjen kërkoj


Motet më marrin me vete si uji suvalat
Borë pleqërie m’i mbulon flokët


Valët imitojnë ritmet e zemrës
Dritat që lëvizin mbi to
Janë shikimet tua
Që më bëhen shpirt


Një ditë do të dalësh nga deti
Qoftë edhe si guacë
Ose unë do të futem
Në fund të fundit të detit
Të dashurisë për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT