Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-A MBAHEN UJQËRIT NË VATHË

Arjana Fetahu Gaba-A MBAHEN UJQËRIT NË VATHË

A MBAHEN UJQËRIT NË VATHË

A mbahen ujqërit në vathe?
Në tokë janë, kanë lëshuar brirë,
Ti s’mundesh ti fshihesh kafshimit,
I kemi pranë vetes të lirë.


I gjen në sallone mondane,
Në karriget ku i ulëm vetë ne,
Deri në grykë kollarisur,
Të gjithë pa fe e pa fre.


I gjen nëpër televizione,
Në tempujt ku mbajnë ligjërime,
S’kanë dhimbje për ty as për mua,
Në sy të lajnë me mashtrime.


Një ditë s’do të gjejmë derman,
Ata shtohen sikur grami në tokë,
E fëlliqur qenka kjo farë,
Çoroditur, mjeruar kjo botë.


Këta ujqër me forma njeriu,
Nuk ngopen dhe kanë veç uri,
Një ditë do t’kenë nga shtatë koka,
Po s’u zgjuam unë edhe ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT