NDODH SHPESH
Si ikin ditët, javët, muajt, viti,
Kohë e vrarë kur s’të shikoj,
Vetëm mua më dhemb shpirti,
Se pa ty dot nuk mund të jetoj.
Sikur ta dije sa të dua do më afroje,
Larg nuk do të qëndroje kurrë.
Buzët e mia si ujë kroi do t’i shijoje,
Në stinët kur toka digjet furrë.
Ndodh shpesh, fati të gënjen
Siç gënjen moti me acar e stuhi,
Por vjen agimi i ri, dielli shkëlqen,
Si dita jonë kur të takohemi përsëri…
