KA FILLUAR NDËRRIMI I GJETHEVE
Fole të braktisura zogjsh.
I trishtuar kaloj para tyre…
Vizatime fëmijësh ngjajnë pemët
nëpër mure e rrugë njëherësh…
Të trembura, të heshtura
si rrahjet e zemrës…
Ndërron ngjyrë dhe jeta ime,
dhe sytë më kanë ndryshuar.
Një varkë lundron përmes tyre
me marrëzinë ngarkuar…
Nga kaltërsia u zhdukën patat,
një pikëz bojë m’u derdh mbi letër.
Ikën dhe vjen kjo erë e vjeshtës,
malli për gjithçka më dehu me veten…