Robert Lewandowski ka folur në lidhje me fituesin potencial të “Topit të Artë”.
Sipas polakut, më së shumti këtë trofe e meriton Karim Benzema i cili pati një sezon të mirë me Real Madridin.
“Benzema është ndoshta favoriti kryesor për ta fituar Topit të Art, nëse nuk parandalohet ceremonia (qesh). Mendoj që ai (Benzema) e fiton”, përfundoi Lewandowski, shkruan MovieStar Futbol +.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahen mbrëmjen e 17 tetorit.