Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Nëndetësja e shpirtit tim.

Mimoza Eliona Osmani-Nëndetësja e shpirtit tim.

Nëndetësja e shpirtit tim.

U pashë në pellgun e vjeshtës,
Një ëndërr po mbytet aty…
Një pikë loti
më prishi vështrimin

.
Rob i qëndresës ra,
Vesë- vesë .
Ja edhe një tjetër,
Një, dy…


I pashë rrëketë e përroit,
Një ëndërr ,mund të mbytet aty.
Një pikë më shumë ,
E turbullon pellgun
E bën rrëke

.
E kapa me majën e thoit,
I ngelën akrepat,
Orës ,së një ëndërre të kohës së Noit,
stërzgjatur si plepat.

.
Të jetë kaq e rëndë një pikë loti !?
Shpërthen një digë betoni,
M’u duk se foli ëndrra
Nëndetësja e shpirtit tim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT