Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-NJË GOTË VERË

Sylejman Salihu-NJË GOTË VERË

NJË GOTË VERË

Një gotë verë kurrë nuk është mëkat,
Kur e pi unë me miqtë e mi,
Sa më ngre lart edhe më lart,
Ta marr tjetrën vet unë përsëri.

Një gotë verë është edhe mikja vetë,
Që tek unë vjen pa bujë rastësisht,
Unë e qas me gas të madh në jetë,
Edhe e fus brenda miqësisht.

Një gotë verë mua më bëhet dhe diell,
Vonë kur nata tashmë veç ka rënë,
Më ngre lart madje shtatë pashë në qiell,
N’ aventura natën nëpër hënë.

Një gotë verë miq ju kur n’ dorë e mbani,
Pijeni gjithmonë me dashuri,
Siç e piu dikur poet Khajami,
Ëmbël- ëmbël atëherë në Persi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT