Le të jetë natë
Nata erdhi menjëherë pas perëndimit
Lëshoi vështrim e saj të mprehtë
Yjet qëndisën me dritë qiellin e errët
Një obeliks me dhimbje tek unë zbret.
Mijëra mendime ç’mu sollën rrotull
Ah’ ç’më trazuan shpirtin në k’të natë
Melankolia më mbërtheu ndjeshëm
Hëna ashtu heshtur më sheh nga larg
.
Fletët e zemrës nisën të shfletohen
Paksa drithshëm një e nga një me radhë
Atomi i qetësisë peshohet brenda meje
Forca e shpirtit s’tundohet, le të jetë natë.!
Dita vjen përsëri në lindje nesër
Le të jetë natë sonte !
