BallinaVitrina e libritRizah Reshani-VITI I ZI

Rizah Reshani-VITI I ZI

Gjergji flinte në varrin e lavdisë
Ademi lindur kishte në Drenicë
Varka e Noes ishte ende larg
Medet, në polin Dardan
zjarr e acar sa shumë acar !

Ramë Bllaca s’ishte gjallë
ta shqyente edhe një herë
Depeshin për shpërngulje
Rruga për Anadoll gjarpër i zi
Lamtumirë, lamtumirë Dardani.

Pa kashtë mbetën çerdhet e lejlekëve
Pa tym oxhaqet e shtëpive
Një zog çukiste në dritare
Trosha buke lypte nga i zoti
Anadolli shkretëtirë, lubi
Viti i mbrapshtë 1956, viti i zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT