BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-DASHURIA NUK ËSHTË VETËM FJALË

Enver Sahiti-DASHURIA NUK ËSHTË VETËM FJALË

Dashuri nuk është vetëm fjalë
e t’i thuash dikujt: Të dua,
as të mbushësh botën me fjalë,
kur zemra s’di ku të shkojë.

Dashuri është të jesh pranë,
kur bota i kthehet në stuhi,
të qeshësh bashkë me të në gëzime,
të qash me të në vetmi.

Të dëgjosh kur shpirti i dhemb,
kur një hall ia rëndon zemrën,
t’ia ndash dhimbjen pikë për pikë,
t’i bëhesh dritë në errësirën e jetës.

Dashuri është të rrish e të flasësh,
edhe kur mendimet nuk përputhen,
të debatosh, por të mos lëndosh,
të pajtohesh, kur lotët të mbushen.

Është të ndiesh brengën e tjetrit
sikur të ishte brenga jote,
të kërkosh një rrugëdalje për të,
të mos e lësh vetëm në ditë të vështira.

Të mos ikësh kur vijnë problemet,
as të heshtësh kur kërkon ndihmë,
por t’i thuash: Jam këtu pranë teje,
bashkë do ta gjejmë një zgjidhje.

Sepse dashuria nuk matet me fjalë,
as me premtime që era i tret,
por me dorën që zgjatet në dhimbje,
me zemrën që pranë teje mbetet.

Dhe kur në fund t’i thuash: Të dua,
le të mos jetë veç një fjalë,
por betim i heshtur i shpirtit:
Në çdo stinë të jetës,
do të jem pranë teje,
në gëzim e në lot,
në ditë të bardha e të zeza,
jo vetëm sot,
por derisa zemrat tona
të rrahin bashkë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT