.I pëlqen përkëdhelja e dallgëve, duke shëtitur buzë detit pa anë….
Ecën e menduar pas një “furtune”, që përjetoi, vjen qetësia e ëndërruar.
Shpirti i saj e di sa ka nevojë!!
Pamja e perëndimit magjik dhe “ëmbëlsira ” e kripës, të këtij deti i shërojnë plagët e zemrës.
Dalëngadalë ra muzgu, ku mendimet marrin vallen shtruar të zëna dorë për dore, duke e futur atë ne mesin e tyre, ligjërojnë bashkë, këndojnë bashkë këngët e shpirtit të bukur, kërcejnë “valsin e lumturisë” bukur dhe buçasin nga klithmat e shpirtit të saj të plagosur…..
Ne muzg bashkë me diellin, që largohet i qetë, duke ja lënë rradhës Hënës së plotë edhe mëndja e saj, shikon më larg se qënja e saj, krijon, fantazon, lufton dhe “ankohet” pa zë, se ndjehet e lodhur brënda vetes, se ka vuajtur nga kjo betejë e “përjetshme”, por shkund me vrull trupin e saj duke nxjerë në pah atë ndjenjë optimizmi në vetevete, që qëndron e fshehur dhe përgatitet për fitoren e betejës me veten e saj….
Ndalon një çast hapat dhe mendon:
“Në fund të fundit Jeta është një melodi, që secili e ka në shpirtin e tij, por e veçanta janë veshët e secilit prej nesh, që kanë ndjeshmëri të ndryshme, duke shpërndarë ngjyrat dhe timbre, që nuk i kemi dhe ne të gjithëve na duket se jeta e gjithë secilit është më e mira, më e kuptueshmja, më e shtrenjta…!!!”
Ecën përsëri disa hapa dhe gjykon veten e saj:
Po, Jeta ime është kjo dhe e pranoj si e kam jetuar…
Fati apo lumturia janë të dyja bashkë, ku njeriu lirshëm mund të punoj, të rritet dhe zhvillohet ashtu i lirshëm, për një jetë më me kualitet.
Për Atë nuk kanë vlerë: “pasuria”, “bukuria”, “fuqia apo pozita” që mund ta bëjnë njeriun e lumtur.!!
E pranon me ndërgjegjie të plotë se gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht, janë dhe do të jenë të pranishme në jetën e saj.
Si nuk di të fshehësh gëzimin e madh, ashtu është shumë e vështirë të “fshihet” edhe pikëllimi dhe vuajtja.
E di shumë mirë, se sjelljet janë refleksione të botës të brëndshme shpirtërore.
Kush nuk dëshiron më tepër fat, sa më shumë lumturi.
Edhe ata që e ndjejnë veten të “lumturuar”, kërkojnë ta shumëfishojnë “lumturinë ” e tyre..
Psherëtin dhe vazhdon “dialogun” me veten e saj:
” Gjithmonë Jeta është brënda secilit prej nesh, ta kërkojmë thellë brënda vetes sonë.
Duhet me çdo kusht e rrethanë ta duam Atë me çdo çmim për të paguar.
Në rast të kundërt e sigurtë është, që Jeta gjithmonë do të na hakmerret.
Ahhh…. jeta, mrekullia e të jetuarit nuk qëndron në sendet materiale me çmim të lartë, por aty në brëndësi të shpirtit të saj në “sofren” e shtruar në “oden” e miqve të zemrës të saj…….
Nuk pret që jeta të bëjë një mrekulli, as që rrethanat të ndryshojnë në favorin e saj!
Me zë të lartë të brëndëshëm i drejtohet ndërgjegjies së saj:
“Ngrihu të jesh plotësisht zoti i vetes tënde, nëse nuk fillon asgjë nuk bëhet…!!”
Duhet të trokasësh në një portë, që ajo të hapet për ty dhe të të pranojë.
Pret që mrekullia të ndodhë atëherë hedh hapin e parë drejt realizimit, drejt ëndrrës tënde “Jetë”.
….Asgjë nuk vjen si dhuratë, pa luftën tënde, si një kapiten i sprovuar në dallgët e Jetës. Udhëto në detin e emocioneve.
Jetoje “Jetë”!!
Vetëm mëndja jote është e aftë të shkruajë fatin tënd….!!!
