Sot në mëngjes
Sot në mëngjes dola nga ethet e tokës
E nisa me shiun të shkruaj simfoni
Ajo si ty, ajër t’mjelmët i shpërndan botës
Me flokë të lagur si dallgë,vije e iki përsëri.
Sot në mëngjes shpresa ime doli nga retë
Dhe një puthje të dhembshur i fali agimit
Drejt tingujve të horizontit ku po rrëshqet
T’i trokiste arsyes, duke iu falur tundimit.
Sot në mëngjes, unë u bëra një njeri tjetër
E urtë u bëra, si shëmbëlltyra ime e plotë
Papritur largon mërin ky laps ne ket’ letër
Që mbjell dashuri dhe shemb këtë botë!