A keni parë ndonjëherë
t’qajnë malet?
T’dridhen mish e trup
gjëmueshëm n’të përkulun?
Po buz’qeshjen e fushave
krekosurn karshi brigjeve?
A keni parë
shkreptimën vezulluese t’rrufesë.
Thershëm shkatërron gurin’ djeg lisin?
Kush na tha ”’
se malet nuk qajnë nuk gjëmojnë.
Nuk tunden, përkulun n’të dy gjunjët?
Fushat nuk buz’qeshin.
!
Kush e tha??
Ku zotin jetoj unë
që i pashtë t’gjitha këto?
Për ju
na qenkan hamëndësime,
hipoteza
ndërthurun me ligjet dinamike.
Teorina që shkruhen
ngelin letrave t’zhubrosuna.
Si është e mundur?
Ku jetoj unë, n’cfarë galaktike?
Ndoshta, çuditerisht.
Ishte ndërtuar nga Perënditë
Për mua posaqërisht.
Noshta.
