BallinaVitrina e libritMeri Mezini-ZEMRA E NËNËS RREH DHE NËN TOKË

Meri Mezini-ZEMRA E NËNËS RREH DHE NËN TOKË

Eh, sa e rëndë është zemra e nënës,
duhen shpatulla të forta ta mbajnë lart,
Brenda saj rëndon pesha e jetës,
hallet dhe dhimbjet që koha i dha.

Një ditë u bëra edhe unë nënë,
sakrificat i munda me kohën që erdhi.
Fëmijët, në kushtet më të mira, i rrita,
nëna më rriti në djepin skëterrës.

Nuk kishte qumësht në gjokset e saj,
Sa herë ia thithja, mbytej në lot,
dhitë dhe lopët i mblodhi partia.
Fukarallëku lëndoi çdo nënë në atë kohë.

Zemra e nënës rreh dhe nën tokë.
Tik-takun e saj e dëgjoj gjithnjë.
Shpirti i saj më ndjek kudo
në ëndërra më vjen,
bekuar më thotë.

Në ëndërr i putha duart plot kallo.
Me skamjen bëri luftë në atë kohë.
Kur hapa sytë,
kish ikur në qiell,
me yllin polar u bashkua ajo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT