Tuesday, March 31, 2026
BallinaVitrina e libritLlesh Ndoj-Rrjedhë e lumit

Llesh Ndoj-Rrjedhë e lumit

Rrjedhë e lumit

Rrjedhë e lumit,
m’intrigon…
Drejt të shumtit,
pa ndal udhëton


Këndej nga bregu,
i vështruar…
Rrjedhë e lumit,
s’ka t’krahasuar


Rrjedh i qetë,
s’ndjen pendim…
Vjen e shkon,
e i njejti rrin


Herë me dallgë,
herë i qetë…
Veç në rrjedhë,
lumi merr jetë


Unë nga bregu,
e vështroj…
Rrjedh’n e lumit,
s’e kuptoj


Kurse ai buzagaz,
m’përshëndet…
E m’thotë ke iluzion,
unë s’jam kurrë i njejtë


E në do t’më kuptosh,
si është kjo rrjedha ime
Brenda vetes do shikosh,
lumi rrjedh tu gërrye brigje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT