Edhe dëmi duhet matur
Siç e dini ju, poetë!…
Bëhet faj e bëhet dhunë,
Penda e nxitur më shumë vret,
Krahasuar shumë, më shumë!
Kur njeriu të gabon,
T’i lemë kohë për t’u penduar.
Thirrni mendjes sa s’është vonë,
Ardhmërinë për t’ia shkatërruar!
Uluni, zbutuni, mëshirë t’keni,
Njerëz të ditur, njerëz të mbarë,
Si stuhitë mos u rrëmbeni:
Të varrosni njerëz të gjallë!
Ikni ndjenjës euforike,
Kurrë t’mllefusur mos gjykoni.
Mllefi është bombë automike –
Jetën tjetrit ia shkatërroni!
…
Ligji, rendi e drejtësia,
Janë pikërisht për këto punë,
Atë që duhet të bëjë shoqëria:
Bashkëpunim, asgjë më shumë!
Por aty ku s’ka drejtësi,
Bëni çmos për ta bërë!
S’bën t’gjykojmë me eufori,
Në dorë t’ligjit duhet lërë!
Masën është lehtë më e ndezë,
Nxiten ashpër dhe vërshojnë:
Vrasin njerëz për një vezë;
Vrasësit shpesh i quajnë heronj!
