E çuditshme më dukej, se po flisja për veten time.
Është një Jetë të jetuar në dy .
Sa ngjajmë, kudo ngjajmë, edhe thinjat ne kokat tona po ti numërojmë dalin njëlloj.
Kudo ngjajshmëri. Vështroj, ato dy rrudha në ballin tënd brazdat e tyre njëlloj janë edhe thellësia e tyre e barbartë janë mes nesh.
Kur të përcolla të ndoqa me sy ato hapat e tua në rrugë janë….ashtu si perëndimi në muzgun e praruar.
Kur te shtrëngova duart e tua, po njëlloj ishin, edhe kur përqafuan në atë përqafim malli.
Po të njëllojta janë edhe kur shtrëngonin duart e mia.
Po e njëjta dhimbje shkaktuan kur në mish thonjtë u ngulën.
Ahhh.. largësia e mallkuar!!
Sa vuajmë kur nuk dëgjojmë njëri tjetrin vetëm per nje kohë te shkurtër.
Edhe kur mundohem të bëj sikur të harroj, ose kur edhe Ti bën sikur më harron, loti yt varet i dëshpëruar mbi qerpikun e rënduar nga dhimbja.
Dua me shpirt të jesh çdo moment mirë.
Ty, dritën e shpirtit tim të fal dhe vetes time e lë të zhytet në errësirë.
Kur më fal buzëqeshjen tënde më qesh shpirti mua.
Edhe ngjyrat dhe heshtjen njëlloj e kemi.
Pëlqejmë qetësinë tonë shpirtërore, por edhe detin e trazuar me dallgë, dallgë,ato dallgë i ngrejme deri në qiell.
Ti bëhesh Hënë e plote, Unë Diell i shndritshëm me rreze artë.
Nxjerrim dufin e shpirtit tonë me atë zë të mekur: ” ahhhhh…”
Dhe fjala nuk na del dot, por humb rrugën në shpirtin tonë.
E ndjen, që nuk jemi vete i dytë.
Jemi Dy, por njëlloj ngjajmë.
……Janë dy shpirtëra të shkrirë në një, me zemrat tona pranë dhe pranë, megjithëse kilometrat të tëra na ndajnë….!!
