Çdo pēllëmbë
e kësaj toke
është atdhe
është betim
është rrahje zemre.
Çdo lis
e çdo krua
çdo lule e atdheut
ka aromë dashurie
Cdo rreze dielli
që derdhet mbi atdhe
është dashuri e pafundmë
ështē bekim i Zotit.
Çdo mëngjes
i kuqërremtë
është hise e diellit
është liria jonë
Nē çdo cep të atdheut
gjaku i dëshmorëve flet
dritē burimore lëshon
për brezat si rreze që do vijnë
Ështē betim në flamur
Është dashuri për atdhe!
