Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-I PAFJALË

Albana Methoxha-I PAFJALË

I PAFJALË

Kaq i ndrojtur, i pafjalë
dhe pse do të thuash shumë,
i fsheh lotët I penduar,
koha rrjedh porsi lum.


Thinjur krejt, maturuar,
shpirti është ende i ri,
kohën s’munde ti t’a ndalësh,
të jetoje dashurinë.


Tani hesht, rri e mendohesh,
fjalët të ngecën në lak,
ah, kjo zemër e lënduar,
sa nuk ndalet plot merak

.
Bën të flasësh, prapë pendohesh,
s’di pse gjuha nuk vërtitet,
malli hesht si vet heshtja,
brenda shpirtit ndjenja rritet

.
Flasin sytë, flasin shumë,
mijëra fjalë e përkëdhelje
puthje falin, të pafjalë,
shpirti krejt dridhet në dehje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT