Erë.
Flokëkuqes si koral,
nëpër gjethe vjeshte ngjyer,
gjysmat, rënë trupit si ngjalë,
gjysmat, gjinjve kapërcyer.
Derdhur si ujvara mali
tek i prek era rrëmbyer
si të kishte buzë prej djali
puth e puth i ka pëlqyer
.
Flokëkuqes si korali,
them t’i bëhem sonte erë,
në se puthje s’do më fali ,
do ta pi turpin me verë…