Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-FYTYRË GJETHEJE

Valbona Kolaveri-FYTYRË GJETHEJE

FYTYRË GJETHEJE

Sot nata
kish zhurmēn e një burri


Që nën kollë jep
sinjale dashurie


Rrugët
Ehhh..
ato kishin
fytyrë gjetheje


Toka po i puth
ngadalë një e nga një


Natēn po përcjell
nga epshet


Pemēt si lënesha
trungje të tharë


Të mardhura
pa dashuritë e stinës


Po presin ngjizje
dashuritë e pranverës


Dita
kish pamje reje
që po pret të zbrazet


Unë
një mal i madh
mendimesh


Që po pret
të shëmbet..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT