Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritMexhid Havolli-HAPMA DERËN

Mexhid Havolli-HAPMA DERËN

HAPMA DERËN

Jashtë s’më zë hapësira
e kësaj dite të ngushtë.


As frymë s’ngopem dot,
nga një vit që më ngulfatë.


Hapma derën,
të dal jashtë kësaj kohe,
që nuk e don pjellën e vet.


T’ia jap vrapit
n’atë fushë mjellmash,
skaj asaj fjale
që e gdhendëm aq gjatë.


Me vete do të marr
fatin e zgjebosur,
derisa,


m’erdhi një verë
s’më trokiti në derë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT