Jeto
Tik, takun e orës, a e dëgjon?
Na nxit për të jetuar,
që mos të shkasin vitet kot
dhe ngelen pa shijuar.
Mos i lë ditët të të ikin,
ashtu pa e kuptuar,
e trishtë, por nesër do të jetë,
e sotmja….e kaluar.
Mos e fut jetën në kuti,
në labirinte boshe,
jeta ështe si trëndafil,
largoi gjëmbat…joshe.
Mos u mërzit nëse nuk ke,
jetën që ëndërroje,
është jeta jote, të përket ty,
është një dhuratë, jetoje.
Jeto çdo orë, minutë, sekondë,
se zbret nga jeta jote,
sepse dikur afron një fund
dhe…s’eshte i kësaj bote.
