Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Mos qaj, se jeta është luftë!

Gina Xhaferaj Kapaj-Mos qaj, se jeta është luftë!

Mos qaj, se jeta është luftë!

Ke ngjyrat më të bukura të çdo stine
Ke gjënë më hyjnore që quhet “jetë”.
Asnjë gjë nuk ka me ty krahasime.
Në botë je pasuria më e shtrenjtë


Nëpër male të thepisur nisi të ndërrojë koha.
Filluan shirat e erërat të stinës në vjeshtës.
Deti i përplas me furi dallgët e forta
Rrëmben me vrull çfarë përpara e gjen.


E tillë është jeta me batica e zbatica
Kalon si lumi i vrullshëm në luginë e s’ndalet
Asnjë herë s’duhet të të vijë mërzitja.
Të rrëzon në tokë e prapë të bën si mal


Jeta ka të papritura dhe shumë dinakëri.
Si ajo dhelpra që kërkon në kotec.
Të jep lodhje, sëmundje, dhimbje, varfëri.
E pastaj të çon në këmbë menjëherë.


Asnjëherë s’duhet hedhur në tokë lotë!
Gëzoje jetën thjeshtë ashtu si të vjen!
Mos bëj gjëra të kota, po bëje të ngrohtë!
Jepi hijeshinë më të bukur që asaj i përket!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT