Saturday, August 2, 2025
BallinaUncategorizedXhemajli Shala-Jam në kepin e gabuar

Xhemajli Shala-Jam në kepin e gabuar

Jam në kepin e gabuar
për dorën e premtuar
nga dikush që dikur
më bënte të qeshë
duke ndjerë dashurinë

E tash më duket bota është
kthyer kundër mbrapsht
për premtin e dhënë në fjalë
u bëre vetë statujë e vetëmisë.

Isha në këtë vendë me ofshamë
plotë ndjesi e tash kuptim
për mua nuk kanë vlerë asgjë
premtove bashkë përjetësisht

Sëbashku do shkonim deri
me trenin e fundit atje
lumturinë duke i premtuar
vetëm fjalën e dhënë e mbanë

Treni u nda bashkë me rrugët
tona shkuam në vetëmi
unë diku largë n’perëndim
e për ty s’du të t’ja dijë

Sepse zemrën ma ke thyer
mire u bë nga pesimi
mora mësim për jetë
të jem vetja edhe pa ty

S’dua as zërin as ofshamën
ta ndjejë lëre më të dëgjojë
ike ike e mos u kthe kurrë
në kujtesën e memroies sime

jeto me trenin e vetmisë
në stacionin tend pa kthim
nuk e them këtë nda dëshira
por shumë më lëndove mëkatet
e tua si fshinë as historia

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT